“Maran, heroi i ri në Shqipëri, apo Maran, një hero në Shqipëri”, është një nga titujt që po qarkullon me shpejtësi në Itali, ku mediat përtej Adriatikut vlerësojnë atë që ish trajneri i Brescia-s dhe disa ekipeve të tjera, arriti në stolin kuqezi gjatë këtij edicioni në Nations League.

Në 6 ndeshje, Maran arriti 5 fitore dhe 1 humbje, 15 pikë në total, duke mbyllur Grupin C1 në vendin e parë dhe duke kualifikuar kuqezinjtë edicionin e ardhshëm në Ligën B.

1
1

Mediat në Itali ndalen edhe tek një tjetër detaj, tek një video e Maran pas triumfit ndaj Bjellorusisë ku mblodhi ekipin në mesin e fushës:

“Kushdo që dashuron këtë fanellë duhet të jetë krenar për ju”, ky ishte thelbi i fjalimit që mbajti Maran, i cili ka bërë xhiron në mediat italiane. Ndër të tjera, u ndalën edhe tek një tjetër detaj, tek ftesa që Maran i bëri mbrojtësit të Brescia-s, Samuele Sina.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: