TIRANE– Ditën e djeshme u zhvillua ‘Maratona e Tiranës 2018’, pjesë e të cilës ishin edhe punonjës të Policisë së Shtetit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Policia tregon se në garë morën pjesë 5 punonjës. Sipas policisë, drejtuesi Dashamir Çali zuri vendin e parë në grup moshën > 55 vjeç, si dhe vendin e 54 në renditjen e përgjithshme.

“Policia e Shtetit, ? ishte pjesëmarrëse në “Maratona e Tiranës 2018” – edicioni i 3-të, ku morën pjesë 5 punonjës policie.
Drejtues Dashamir Çali zuri vendin e parë në grup moshën > 55 vjeç, si dhe vendin e 54 në renditjen e përgjithshme.
Respekt e falënderime për përfaqësimin dinjitoz nën logon e Policisë së Shtetit.”, thuhet në postimin e policisë në “Facebook”-ut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb