Lajmi se një lojtar i Real Madrid, Mariano Diaz, rezultoi pozitiv me Covid-19 ka shqetësuar jo vetëm klubin spanjoll por dhe Man.City, rivali i tyre i ardhshëm në Champions League. Sipas mediave angleze, “qytetarët” janë shumë të shqetësuar me situatën e coronavirus në Spanjë, ku kontrollet nuk kanë shumë efikase. Mediat i referohen sfidës së 20 korrikut, ku ekipi i Fuenlabarda u paraqit në sfidën kundër Deportivo La Coruna me 7 lojtarë pozitiv. Sigurisht që diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për një ekip si Real Madrid.

Skysports Mariano Diaz Real Madrid 5051899
Skysports Mariano Diaz Real Madrid 5051899

Mariano pasi rezultoi pozitiv është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit dhe sipas të gjithë gjasave nuk do të jetë i pranishëm për sfidën e 7 gushtit që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”. As ky fakt nuk qetëson drejtuesit dhe lojtarët e City të cilët kanë frikë se mund të infektohen gjatë këtij takimi. Situata në Spanjë shqetëson edhe drejtuesit e UEFA-s të cilët kanë gati edhe një plan B pasi në të njëjtën datë do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit Barcelona-Napoli. Nëse situata del jashtë kontrollit atëherë ku takim mund të zhvillohet në fushë asnjanëse, në Lisbone, aty ku do të luhet edhe pjesa e mbetur e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb