Marina franceze në një operacion të kryer në koordinim me Agjencinë e Policisë Evropiane (Europol) ka sekuestruar 4.6 tonë kokainë në një anije me flamur të Brazilit, e cila tentohej të dërgohej në Evropë.

Në një njoftim nga Europol thuhet se droga u sekuestrua në një anije me flamur të Brazilit, e cila po lundronte në ujërat ndërkombëtare në brigjet e Sierra Leone-s.

Theksohet se marina franceze e kreu operacionin ndaj anijes më 30 nëntor duke u nisur nga informacionet e marra nga njësitë inteligjente të SHBA-së, Britanisë dhe Francës.

Më tej, në njoftim thuhet se pas sekuestrimit të drogës forcat e sigurisë filluan një hetim kundrejt organizatave kriminale që operojnë në të dy anët e Oqeanit Atlantik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb