Ka ndodhur në Nizza takimi i parë mes Pia-s, vajzës së madhe të Mario Ballotellit, qw e ka nga lidhja me Raffaela Fico dhe djalit Lion që ka lindur në 28 shtator në Zurih nga e dashura e re Clelia.
Ka qenë vetë futbollisti që ka publikuar në Instagram foton e takimit.

Në pamje shfaqet Pia e cila përkund të porsalindurin në shtrat…
Krenar për fëmijët e tij, 27 vjeçari që tani luan në Nizze, poston në Instagram foton e parë të takimit mes tyre.
Një moment shumë emocionues për Ballotellin që duket se ndjehet mirë në rolin e babait.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb