Qeveria marokene vendosi sot të zgjasë me një muaj gjendjen e urgjencës shëndetësore antiCOVID-19, në fuqi që nga mesi i marsit.

“Në fund të një këshilli qeveritar, ekzekutivi vendosi të zgjasë gjendjen e urgjencës shëndetësore nga 10 gushti deri në 10 shtator, në të gjithë vendin”, njoftoi ajo në një deklaratë.

Qeveria miratoi, gjithashtu, një projektdekret që përcakton një gjobë prej 300 dirhems (27 euro) në rast të mosrespektimit të distancës sociale dhe mosvënies së maskave sanitare.//ATSH 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb