Marina marokene shpëtoi 331 emigrantë të paligjshëm nga 12 deri më 15 nëntor në brigjet e Mesdheut dhe Atlantikut, njoftoi të hënën agjencia marokene e lajmeve MAP.

Gjithsej 248 emigrantë të paligjshëm janë nën-Saharianë, 80 janë marokenë, 2 janë aziatikë dhe 1 sudanez, thuhet në raport, duke shtuar se ata po përballeshin me vështirësi në bordin e varkave të ndryshme të improvizuara.

Të shpëtuarve iu dha ndihma e parë e nevojshme në njësitë e marinës, përpara se të silleshin shëndoshë e mirë në portet e ndryshme të qarkut të Afrikës së Veriut dhe t’i dorëzoheshin xhandarmërisë marokene për procedurat e zakonshme, shtoi ai.

Maroku është bërë një vend tranzit për emigrantët afrikanë që kërkojnë të arrijnë në Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb