Në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ pedagogu Ermal Hasimja dhe studiuese Adri Nurellari komentuan marrëdhëniet Kurti-Rama, pasi kryeministri i Kosovës u shpreh kundër anulimit të mbledhjes së dy qeverive, ndërsa Rama theksoi se lidhur me këtë situatë do të përgjigjet gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Pedagogu Ermal Hasimja u shpreh se situate e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë duket e ngatërruar, ndërsa u shpreh se kryeministri Edi Rama duket sikur kërkon të luajë rolin e protagonizmit.

“Situata është e ngatërruar, duket sikur Rama po përpiqet të marrë rol të rëndësishëm në këtë histori, me dëshirën për t’u bërë protagonist”, u shpreh padagogu.

Nga ana e tij, studiuesi Adri Nurellari u shpreh se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk duhet të bazohen në raporte personale. Ai gjithashtu theksohet se liderët duhet të lënë pas inatet personale dhe egon e tyre dhe duhet të përqendrohen tek raporti mes dy vendeve.

“Është e papërshtatshme që raportet mes Tiranës dhe Prishtinës të bazohen në raportet personale. Kur cënohen për shkak të inateve personale kjo është shqetësuese. Kjo duhet lënë mënjanë dhe liderët duhet të shohin përtej egos”, tha ndër të tjera Nurellari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb