Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Twitter” shkruan se marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve Arabe është shumë e rëndësishme.

Rama shkruan se uron që kjo marrëveshje të jetë shembull për bashkëpunim edhe në rajonin tonë.

Më tej, Rama thotë se SHBA, Izrali dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gjithë aleatë të Shqipërisë.

Postimi i Edi Ramës:

Kjo është një marrëveshje vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që edhe vendet e rajonit tonë të ndjekin shembuj të bashkëpunimit si kjo.

Uroj që kjo frymë të ndiqet edhe nga vendet në Ballkan, që të mund të punojmë në të ardhmen me një frymëë të përbashkët e të bashkëpunimit.

SHBA, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë tre miq të mëdhenj të Shqipërisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb