Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi thekson se ky është një zhvillim tjetër pozitiv në procesin shumë të rëndësishëm të njohjeve të shtetit të Kosovës.

“Përshëndes vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael. Një zhvillim tjetër pozitiv në procesin shumë të rëndësishëm të njohjeve të shtetit të Kosovës. Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin e veçantë në këtë arritje. Urojmë që procesi i njohjeve të vazhdojë me një ritëm sa më të lartë, për të realizuar sa më shpejt, anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në të gjitha institucionet evropiane dhe ndërkombetare”, shkruan Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb