Rusia dhe Kina duket se do të tentojnë së bashku që të fitojnë luftën e vaksinave ndaj COVID-19 në gjithë botën.

Sipas fondit rus të investimeve, Rusia ka rënë dakord që kompania Shenzhen Yuanxing Gene-tech Co.,Ltd., një nga më të mëdhajat në llojin e saj në Kinë do të prodhojë 60 milion doza të vaksinës Sputnik V.

Me këto doza do të vaksinohen 30 milionë qytetarë. Sputnik V deri më tani është prezentë si vaksinë në 57 vende, përfshirë mes tyre Shqipërinë. Efikasiteti i saj është 91.6% sipas Lancet dhe është tashmë një nga vaksinat më të përhapura dhe të përdorshme në gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb