Deputeti i PD, Ervin Salianji e ka nisur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë me një ankesë ndaj kryetares së parlamentit, për kohën i dhënë në dispozicion ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se Berisha sulmon vazhdimisht PD, por kjo parti sipas tij, nuk është as e tij e as e zotit Basha, por një pasuri kombëtare që i përket shqiptarëve.

“I jep fjalën ish-kryetarit të Partisë Demokratike, për t’i marrë kohën deputetëve duke kaluar të gjitha afatet. Qoftë duke I dhënë fjalën në emër të deputetëve të PD-së. Një teatër I shpifur që nuk nderon askënd. Kjo është të abuzosh me detyrën dhe duke fyer të gjithë deputetët që pas çdo gomarllëku që thuhet këtu, mund të kenë diçka të flasim. Parafolësi ka folur për PD-në.
Padiskutim që parafolësi flet për PD, i ka ardhur dita, por të njëjtën këngë ka dëgjuar edhe vetë kur ka shkuar te PSV 91, ku dilte me Nanon.

Të njëjtën gjë edhe ish-ministrja që foli para jush, kur i quanin mjaftista. Pjesa e të marrurit me PD, e ndërkohë që duhet të ketë përgjegjësi serioze për atë që diskutohet, është e turpshme. Keni një koncept pronësor, që doja ta thoja pak më përpara. Askush nuk është PD që ma jepni fjalën se u përmend PD. PD është pasuri e qytetarëve shqiptarë. E ndërtuar me djersën dhe gjakun e shumë demokratëve. PD nuk është as Sali Berisha, as Lulzim Basha e kryetari tjetër që do të vijë”, u shpreh deputeti.

Salianji ka folur dhe me marrëveshjen në kufi me Greqinë. Ai tha se kjo marrëveshje ka ardhur si pasojë e shtimit të kriminalitetit, me autorë shqiptarë në territorin helen.

“Kjo marrëveshje po shitet sikur është kërkuar dhe arritur nga qeveria shqiptare. Të pa vërteta, kam pyetur përfaqësuesin e qeverisë në komision dhe ashtu siç pritej është marrëveshje e kërkuar nga qeveria e Greqisë. Kjo bëhet sepse Shqipëria është kthyer si një han pa porta sa i përket kriminalitetit. Një klikim larg, zbuloje se për 1 muaj kishte disa arrestime droge në kufi. Pafundësisht lajme që tregojnë gjendjen e rëndë të kriminalitetit. Nuk ka asnjë lehtësi për qytetarët. Qeveria shqiptare duhet të negocionte një element shqetësues ku bëhen radhë kilometrike të kalimit kufitar me Greqinë. Nuk do të kemi pikë të përbashkët e të kërkohej kjo, për të lehtësuar qytetarët. Ministri pak më përpara i përmendi si marrëveshje të mëdha lëvizjen e lirë. Periudhat kur ngriheshin gardhet ka qenë kur qeveriste ish-partia juaj.

Ky është një fakt që agjenda e kriminalitetit është e rëndë. Edhe klandestinët që kalojnë është një fakt. Marrëveshja me MB që vendosi një pikë të rëndësishme për emigrantët nga Shqipëria. Shqipëria sot, po nga partnerët ndërkombëtarë është klasifikuar si një vend ku pastrohen paratë e pista. Nuk ka parterë ndërkombëtarë. Nuk ka strukturë që merren me luftën ndaj krimit. Prokuroria, strukturat e luftës kanë të njëjtën shqetësim. Të gjithë kanë pësuar rritje. Nëse kanë rënë vrasjet, po themi vrasjet për shkak të arsyeve ordinere, po përfundojnë me një njoftim të policisë si agjenci lajmesh. Duke dashur të kishte një negociatë më të fortë për palën greke për të pasur lehtësira në kufi, do të donim të kishte avancuar më tej kjo marrëveshje. Duke qenë se është marrëveshje ndërkombëtare, ne e kemi votuar pro, do e votojmë pro, duke pasur këto rezerva që sapo thamë”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb