“The Times” i ka kushtuar një artikull emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, duke u ndalur edhe tek deklaratat e autoriteteve britanike për kthimin e tyre, duke u ndalur edhe tek biseda telefonike e kryeministrit Edi Rama zhvilluar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

“The Times” shkruan se kryeministri Rama dhe homologu i tij britanik kanë biseduar dhe janë dakorduar se do të punojnë së bashkë për të trajtuar çështjet që lidhen me kërkesat për azil dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Artikulli i The Times:

“Shqiptarët të cilët abuzojnë me ligjin britanik të skllavërisë moderne për të shmangur dëbimin, mund të kthehen në Shqipëri dhe pretendimet e tyre si viktima të skllavërisë moderne do të mund të shqyrtohen në vendin e tyre.

Emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria gjithashtu mund të kthehen në vendin e tyre përpara se të shqyrtohen ankesat kundër kërkesave të refuzuara për azil.

Planet pritet të jenë pjesë e një marrëveshjeje të re të kthimit të shpejtë, e cila mori edhe një hap pozitiv pas bisedës telefonike të zhvilluar nga Rishi Sunak me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Dyshja “ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”, tha Doëning Street.

Ka pasur një rritje të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe përmes varkave gomoneve, sidomos këtë vit.

Rreth një e katërta e 43,400 emigrantëve që kanë kaluar Kanalin kanë qenë nga Shqipëria.

Doëning Street tha se Sunak dhe Rama diskutuan për “mbylljen e çështjeve që po pengojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve”.

Kjo kuptohej se përfshinte masa për të ndaluar shqiptarët që t’i shpëtonin dëbimit duke pretenduar se ishin viktimë e skllavërisë moderne.

Por një rekord prej 3,432 shqiptarësh, vetëm në nëntë muajt e parë të vitit, pretenduan se ishin viktima.

Tre të katërtat e pretendimeve shqiptare janë bërë nga të rriturit, sipas statistikave të Home Office.

Pretendimi se janë viktimë e skllavërisë moderne i lejon individët të qëndrojnë në MB, ndërsa zyrtarët e Home Office vlerësojnë pretendimin e tyre.

Kalimet e kanalit vazhduan edhe këtë javë, me 426 emigrantë që mbërritën me tetë varka të mërkurën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, duke e çuar totalin për këtë vit në 43,934.

Zyra e Brendshme konfirmoi se po shqyrtonte rritjen e kufirit ligjor për ndalimin e emigrantëve në Manston në Kent nga 24 orë në katër ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb