Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë

Osmani meritat për këtë marrëveshje ia ka dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kujtojmë Osmani ka qenë e ashpër me ndërmjetësuesin Borrell duke akuzuat atë për njëanshmëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb