Interi bisedon me Hakimin prej një muaji e gjysmë, por tani që marrëveshja ka dalë në dritë, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta lidhjet me Real Madridin për të arritur në fund të saj. Mungojë detajet e famshme: baza e marrëveshjes është 40 milionë euro, shifër që kënaq të dy klubet dhe po punohet për bonuset (5 milionë) me spanjollët që i kërkojnë lehtësisht të arritshëm, ndërsa zikaltërit nga ana tjetër duan objektivë më konkretë. Sot parashikohet një takim on-line për të përcaktuar mënyrën e pagesës.

Me lojtarin maroken çdo gjë është mbyllur: marrëveshje 5×5, pesë vite për 5 milionë euro në sezon plus bonuset me Hakimin që i ka dhënë “po” zikaltërve që në maj dhe një marrëveshje e bërë në kohën e duhur duke parë që Bajern Mynihut dhe Mançester Siti përveç Borusias së Dortmundit që e ka në ekip ende, ishin gati të jepnin shifra më të mira si ndaj Realit ashtu edhe ndaj lojtarit.

Por Hakimi sheh projektin zikaltër si më të përshtatshmin për karrierën e tij dhe duket se kjo është një shenjë e fatit pasi me dygolëshin e shënuar në 8 nëntor, ndëshkoi pikërisht Interin që u mposht 3-2 në Dortmund.

Antonio Konte ishte magjepsur nga lojtari që atë mbrëmje vjeshte. Ai e vlerësoi Hakimin edhe në ndeshjen e parë në tetor, pavarësisht se Dortmundi u mposht. Anësori ishte nga më të mirët në fushë duke e vënë në vështirësi të mëdha Azamoahn.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb