TIRANE- U nënshkrua sot marrëveshja e së bashkëpunimit ndërmjet Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe nga titullarët përkatës, respektivisht Z. Ergys Agasi, Kryeinspektor dhe Z. Dael Devishi, Drejtor Ekzekutiv.

Qëlllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke ndërmjet strukturave të ISHMP dhe AKBN-së, për zbatimin me korrektësi të legjislacionit rregullator, normave teknike e standarteve në fuqi që veprojnë në fushën e mjedisit dhe në shfrytëzimin e burimeve natyror. Gjithashtu nxitja dhe koordinimi i veprimeve, me objektiv mbrojtjen e mjedisit, pyjeve, përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore duke zbatuar me korrektësi kushtet e përcaktuara në lejet mjedisore, lejet minerare, kushtet në kontratat konçensionare dhe marrëveshjet hidrokarbure, nga subjektet që operojnë në shfrytëzimin e burimeve natyrore.

“620 leje minerare të lëshuara nga AKBN, më shumë se 50% e këtyre lejeve po ushtrojnë aktivitet në mënyrë ilegale. Kështu që do bëhet e mundur pas kësaj marrëveshje, përveçse masës administrative që marrin nga Inspektorati i Mjedisit të bëhet e mundur shkëputja apo zgjidhja e kontratës që këta subjekte kanë me AKBN. Pjesa më e madhe janë në pjesën veriore të Shqipërisë, qarkun e Kukësit dhe të Dibrës”:-, tha Ergys Agasi, kreu i Inpektoratit të Mjedisit.

Kreu i ISHMP shprehu shqetësimet e tij dhe për shkeljet e hasura në subjektet që operojnë në fushën e hidrokarbureve dhe atyre hidroenergjitke, dhe siguroi se do të ushtrohen kontrolle të rrepta për ti dhënë fund abuzimeve me mjedisin, të cilat deri më tani janë identifikuar e penalizuar me masat administrative nga ISHMP, por kjo marrëveshje lejon tashmw edhe revokimin e lejeve e deri në pezullimin e punës

“Marrëveshja do të sjellë koordinimin dhe intesifikimin e punës në terren duke i ofruar ISHMPM ekspertizën e kapaciteteve njerëzore të AKBN”: – tha Dael Devishi, Drejtor Ekzekutiv.

Zbatimi i kësaj Marreveshje Bashkëpunimi do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit për një periudhe 1 vjeçare dhe nga ky muaj grupet e përbashkëta të inspektimit fillojnë punën në terrën për monitorimin e situatës mjedisore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: