Vajza e Eminem, Alaina Scott u martua me Matt Meller të premten e kaluar. Vajza e madhe e reperit e organizoi ceremoninë në një rreth të ngushtë, me të ftuar nga të dyja palët jo më shumë se 125.

Ajo ka ndarë me miqtë e saj online në Instagram disa momente të dasmës së saj. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk shfaq Eminem.

Nën postimin e saj, Alaina Scott shkroi: “9 qershor 2023 thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime. Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im do të gjejë gjithmonë tëndin ?”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fotot përfshijnë çiftin duke u puthur dhe më pas në një ashensor, ndërsa fotot e tjera tregojnë përgatitjet e nuses dhe unazat e martesës së çiftit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb