Analisti Fatos Lubonja në një lidhje live për News24 i ka konsideruar masat për kufizmin e lëvizjes në Shqipëri si autoritare dhe që do të kenë pasoja të tjera.

Vetë Lubonja nuk del dot nga shtëpia pasi figuron me moshë pensionisti dhe pse punon vetë. Ai shprehet se nga kjo mbyllje do të ketë një depresion që dobëson imuntetitn dhe shkakton edhe trauma tek fëmijët.

Ai merr shembullin e Italisë teksa sqaron se aty edhe të moshuar lejohen të dalin për të bërë pazaret dhe për të plotësuar nevojat.

”Lidhur me mbylljen kaq ekstreme e bëjmë nga frika e gjendjes spitalore. Kujdes njëçik me mjekët kur e ke këtë gjendje. Mbyllja totale ekonomisë. Në Gjermani punojnë 4 orë. Ndërmarrja u paguan 50%, dhe 30% nga shteti. Ka forma të ndryshme që duhen diskutuar dhe jo vetëm prej frikës të vendosen.

Nuk po them gjënë më të drejtë duhet një debat mbi specialistët, një balancë pasi ne që po shpëtojmë veten sikur na duket dhe mund të vdesim nga uria dhe njerëzit mos pyesin më por të sulen në supermarkete.

Unë me rregullin që ka bërë Rama nuk dal dot, dhe ky është një nga absurditetet e Ramës. Po pres të ndryshojë situata. Unë me moshën që kam figuroj me moshën e pensionistit dhe nuk dal dot. Nuk jam pensionist pasi punoj. Rrezikoj familjarët e mi kështu. Shiko, këtu është pikërisht ai debati i madh, deri në çfarë pike do zhvishemi si qënie politike, sociale, religjioze dhe do kthehemi në njerëz që të mbijetojmë biologjikisht. Deri kur mund të më zhveshësh. Ky është problem i madh i gjithë botës. Kemi hequr nga shumë të drejta tonë, për të mbiejtuar për të mbrojtur të tjerët. Ka shumë rreziqe abuzimi nga njerëz qeverisës sadizmi.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb