Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të BBC, ku shfaqen pamje nga masakra e Reçakut.
Balla thekson se në reportazhin e medias botërore tregohet një nga masakrat më të rënda të UÇK-së.
Postimi i shefit të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla:
Më 15 janar të vitit 1999, ato pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes, vetëm 30 km larg Prishtinës, u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve të forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilat vranë në mënyrë çnjerëzore 45 civilë shqiptarë.
Ndiqni këtë reportazh të BBC ku i tregohej botës një nga masakrat më të rënda të genocidit serb në Kosovë. Në Kosovë krime lufte ka kryer vetëm pushtuesi serb, ndërsa lufta e UÇK ishte lufta e një populli në trojet e veta për liri.
#liriakaemeruçk????
(d.xh/ Balkanweb)