Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur sot deklaratave të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për masakrën e Reçakut. Meta tha se në “360 gradë” të Artur Zhejit se është e papranueshme të thuash që masakra e Reçakut ishte një trillim duke e cilësuar një provokim nga Vuçiç.

“E papranueshme të thuash që masakra e Reçakut ishte një trillim, sepse kjo do të thotë se ti mohon një gjenocid të kryer të zemër të Europës. Kjo nuk mund të pranohet, sepse nesër ai mund të thotë se Srebrenica nuk ka ekzistuar etj dhe kjo nuk mund të pranohet. Ai nuk duhet të provokoje shqiptarët dhe bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb