Papa Françesku ka dënuar sulmin tragjik të ndodhur në një shkollë në SHBA ku një 18-vjeçar ka vrarë me armë 19 fëmijë dhe 2 të rritur.

Autori i ngjarjes tragjike Salvador Romos, student në shkollën e mesme Uvalde, u qëllua për vdekje nga policia.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Papa Françeskut i cili ka dënuar ashpër këtë ngjarje.

“Jam zemërthyer nga vrasja në shkollën fillore në Teksas. Lutem për fëmijët për të rriturit e vrarë dhe për familjet e tyre. Është koha për t’i thënë mjaft trafikut të armëve. Le të punojmë të gjithë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb