Arrestohet Rizan Aliu, autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 60-vjeçarin Besnik Çelmeta dhe nipin e këtij të fundit.

Ngjarja ndodhi vetëm 4 ditë më parë në një lokal në Kavajë. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se Aliu është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrsit rreth orës 21:00.

Arrestimi i tij është bërë i mundur falë angazhimit të policisë së Kavajës në bashkëpunim me atë të qytetit bregdetar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb