TIRANË- Përveç kryeqytetit, ku ndë çdo shesh apo institucion vëren një shtim të forcave të policisë të cilët janë edhe të armatosur, htim të masave të sigurisë ka edhe në qytetin e Kavajës, Korçës dhe Pogradecit.

Teksa ecën në rrugët e këtij qyteti ndeshesh me patrulla të policisë, që kryejnë shërbim të përforcuar. Të mobilizuar me armë, efektivët e rendit patrullojnë pranë institucioneve kryesore, shesheve publike apo dhe pranë xhamisë. Burime për Neës24 bëjnë të ditur se vëzhgimi bëhet nga efektivë policie të veshur civilë si dhe agjentë sekretë, në sajë të një plani të mirëorganizuar.

Edhe në Korçë mësohet se janë marrë nën mbikëqyrje disa prej institucioneve kryesore të qarkut, por dhe individë të dyshuar për terrorizëm. Këto masa mësohet se janë më të përforcuara në Pogradec, në fshatrat Leshnicë, Gurras apo Rrmenj. Fshatra këto që kanë qenë në qendër të vëmendjes për largimin e të rinjve në Siri. Këto masa janë marrë në kuadër të strategjisë antiterror e që kanë kulmuar pas sulmeve të përgjakshme që ndodhën në Paris.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: