NGA KLODIANA HAXHIAJ*

DURRËS- Dhoma e Avokatisë Durrës ka vendosur bojkotimin e të gjithë proceseve gjyqësore deri ditën e hënë. Përjashtim do të bëjnë vetëm masat e sigurisë. Në mbledhjen e ditës së sotme në Dhomën e Avokatisë me pjesëmarrje të gjerë është vendosur që  proceset gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë, Durrës, Administrative, të Apelit, në Gjykatën e Kavajës dhe në prokuroritë Durrës e Kavajë, të bojkotohen.

Skënder Korriku, kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës deklaroi se vendimi i qeverisë për pagesat e sigurimeve shoqërore është tërësisht i padrejtë dhe prek kryesisht avokatët e rinj. “Ky është vetëm hapi i parë i protestës me bojkot ditën e hënë në gjyqe dhe më pas do të shohim reagimin e qeverisë. Nëse nuk do të ketë reagim ndaj vendimit për sigurimet shoqërore të profesioneve të lira, protesta do të vijojë edhe më tej”, pohoi Korriku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: