Një ditë para ndeshjes së kombëtares shqiptare me atë të Izraelit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash, ndërsa për më pak se një orë do ketë bllokim të disa akseve në Tiranë.

Kështu duke filluar nga sot më datë 10.11.2016, prej orës 17:30 deri 18:30, do të ketë bllokime përkohësisht të segmenteve Rrugore duke filluar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”; Rruga Internacionale kryesore Rinas-“Qafë Kashari”; Autostrada Durrës-Tiranë; duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga “29 nëntori”; Sheshi “Shqiponja”; Rruga “Dritan Hoxha”; Sheshi “Karl Topia”; rruga e “Durrësit”; Rruga “Ded Gjo Luli”; Rruga “Ibrahim Rugova”; Rruga “Çamëria”; Sheshi “Skënderbej”; Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Abdi Toptani”. Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugëve.
Harta e rrugeve te bllokuara

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb