Në daljet e fundit publike, kryeministri Edi Rama, ka thënë se shumë punëtorë të huaj, kryesisht nga Bangladeshi, kërkojnë të punojnë në vendin tonë.

Në studion e emisionit “Open”, ku ishte dhe i ftuar, Rama tha se masazhieret në hotelet tona janë me origjinë nga Bali, ndërsa turqit sipas tij, kanë hapur shumë floktore në kryeqytet e më gjerë.

Rama tha më tej, se shqiptarët sipas tij, rrinë e presin të sigurojnë ndonjë punë në shtet.

“Punëtorët e huaj janë në të gjitha shërbimet, edhe në turizëm. Këtu flitet për një sistem të plotë që funksionon me agjencinë e punësimit nga vendet përkatëse. Ishim në hotel sot në Durrës, aty pjesën e masazhit, e bëjnë masazhatore nga Bali. Botën e floktoreve në Tiranë e kanë pushtuar Turqit, ata vijnë nga Turqia, hapin një dyqan, fitojnë dhe lekë, këta që janë këtu, presin të kapin ndonjë punë shteti e thonë të ikin. Ne duhet të hymë në atë pjesën midis, arsimi profesional të ulët e të rrisim skeptrin e krahut të punës. Në Turqi me 400 dollarë janë ushtri të mëdha njerëzish që punojnë. Ishim me pagën minimale 2020, janë shumë për ata që marrin pak”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb