Ish-deputeti i PS, Alket Hyseni, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me moderatore Nisida Tufën, e ka quajtur ndërhyrje brutale në fushatën elektorale, arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha ndër të tjera, se ndjen keqardhje që arrihet në masë ekstreme për një personalitet të jetës politike, për më tepër, për një person që ka marrë përsipër për të qenë nikoqirja e këtij qyteti të madh dhe për të drejtuar punët e Tiranës.

Alket Hyseni: Unë nuk mund të flas me kompetencë të plotë me detaje pasi nuk e njoh dosjen, por ndjej keqardhje që arrihet në masë ekstreme për një personalitet të jetës politike, për më tepër një person që ka marrë përsipër për të qenë nikoqirja e këtij qyteti të madh.

Akuzat janë akuza kur thashë për kontaminimin në përgjithësi ka të bëjë dhe për këtë fakt, që gjyqet bëhen publike, që vendimet merren pa u bërë gjyqi, që organet e akuzës shpesh bëhen pjesë e këitj kontaminimi, marrin protagonizëm të pavend dhe ndërhyjnë, në rastin konkret kanë ndërhyrë brutalisht në fushatën elektorale me këtë veprim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb