Përdoruesit e platformës TikTok kanë ngritur humorin në një nivel tjetër. Në një rast djali mashtron të ëmën duke e bërë të besojë se Mbretëria e Bashkuara është nën sulm bërthamor.

I riu e kishte menduar gjithçka në detaje, madje televizori ndërprenë programin duke dhënë një lajm shumë të rëndësishëm, bëhet fjalë për një paralajmërim të një shpërthimi të fuqishëm. E ëma e djalit për pak sa nuk fillon të qajë kur shfaqet mesazhi “apokaliptik” në ekran, ku thuhej se “ekziston mundësia të ndodh një sulm bërthamor”.

Shaun Perrett që ka mbi 250 mijë ndjekës në TikTok, filmon të ëmën Tracey Stebbing e cila me frikë të madhe dëgjon paralajmërimin ku qytetarët urdhërohen të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Reagimi i gruas është thjesht epik, për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb