Pas situatës së krijuar në protestën e ditës së djeshme, duket se studentët sot janë përgatitur dhe kanë marrë masa në mënyrë që të shmangin pasojat e akteve të policisë.
Ata kanë ardhur të përgatitur me maska speciale në mënyrë që të shmangin pasojat e gazit lotsjellës.
Ndërkohë kudo në rrugë janë rreshtuar bidonë të mëdhenj të cilët anë mbushur me ujë dhe janë prerë.
Kjo në mënyrë që uji të përdoret nga të gjithë ata që nuk ndjehen mirë pas kontaktit me ujin me piper apo gazi lotsjellës.
