Një ngjarje e rëndë është shënuar 3 netë më parë në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bulqizës, por që vetëm sot është bërë publike.

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një lokal të fshatit ku gjendeshin rreth 20 persona, ndërsa kanë dhunuar rëndë një 25-vjeçar.

Banorët e fshatit Gjoricë e Poshtme kërkojnë që autorët të arrestohen pasi kanë ushtruar një terror të madh, duke frikësuar të gjithë fshatin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: