Kivi është një frut me vlera ushqyese për lëkurën dhe me përqindje të madhe vitaminë C. Mund ta përdorni si maskë fytyre për pastrimin e lëkurës.
Prisni një ose dy kiwi në copa të vogla, pasi ti keni pastruar dhe hidhini në mixer që të bluhen mirë. Masën e përgatitur vendoseni në fytyrë dhe e lini që të veprojë për 15 minuta.
Kivi do të largojë qelizat e vdekura dhe do ta pastrojë fytyrën tuaj dhe do ta bëjë të butë dhe të lëmuar. Nëse ndjeni se ju përcëllon pak mos u shqetësoni. Acidi i lëngut të kiwit është duke vepruar për të pastruar fytyrën tuaj.
Pas 15 minutave shplajeni fytyrën tuaj dhe vendosni një krem hidratues sipas dëshirës suaj.
(d.b/BalkanWeb)
