MAT- Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në një gropë me ujë në Mat. Mësohet se viktima, Artan Buci, 28 vjeç është gjetur në fshatin Gjalish, së bashku me motorin e tij me të cilin udhëtonte.

Kanë qenë vetë banorët e kësaj zone ata që kanë vërejtur trupin e tij, ndërsa kanë lajmëruar forcat e rendit.

Ndërkohë, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: