Vllaznia do të ndeshet me Bylisin në sfidën e javës së 27-të në stadiumin “Loro Boriçi” ditën e nesërme. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i ri i shkodranëve, Auron Miloti, u shpreh se është një emocion për të që të drejtojë Vllazninë dhe se do të bëj çmos që skuadra e tij të luftojë deri në fund për titullin kampion.

“Është një emocion i veçantë që po kontribuojë edhe unë si trajner me ekipin e zemrës, ku u rrita si sportist dhe karriera ime tani filloi si trajner përsëri te Vllaznia. Është një ndeshje e fortë, si çdo ndeshje kampionati. Ne jemi të fokusuar që në ditën e parë dhe shpresoj që nesër t’ia arrijmë me një rezultat pozitiv.

Në atmosferë do të ndryshojë entuziazmi. Do t’i jap emocionet që unë kam pasur si lojtar dhe si trajner do jap emocionin tim. Por çfarë do të shohim, shpresoj që nesër të jenë tifozët në stadium dhe të shohim një ndeshje të mirë.

Edhe unë kur luaja futboll isha i pakënaqur kur nuk aktivizohesha. Por shpresoj që të gjithë lojtarët të japin maksimumin e tyre në lojë. Motoja ime është që nëse jep në stërvitje maksimumin edhe në fushë do të japësh maksimumin.

Nesër do të kem në dispozicion 21 lojtarë dhe ata do të jenë të gatshëm për të luajtur. Përfshihen edhe Latifi, edhe Vulaj.

Derisa matematika ne na lejon, ne do japim maksimumin tonë që të arrijmë objektivin që kemi.

E drejtë. Titulli është larg, por matematika ne na lejon. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi dhe Bylisi do tentojë që të marrë pikë në Shkodër. Që në ditën e parë i kam kërkuar lojtarëve që të fokusohemi te ndeshja e ditës së nesërme. Mentaliteti që do të japim në fushë, emocioni që do të japim në fushë dhe shpresoj që t’ia arrijmë.

Edhe presidenti na dha mundësinë të njohim ekipin. Ky ishte një plus për ne. Ne e njohim, jemi në brendësi të ekipit. Shpresoj tani që t’ia dalim me sukses.

Emra ose ndryshime nuk mund te jap, por nesër do e shikoni edhe ndryshimin.

Të them të drejtën edhe Tirana, edhe Egnatia, edhe Teuta janë skuadra të forta. Por Egnatia ka qenë deri tani një “mace e zezë”. Por më mirë ekipet e forta në gjysmëfinale se në finale. Ne jemi të kënaqur që na ra me Egnatian.

E kam thënë edhe disa herë. Tifozi është oksigjeni ynë. Pa tifozë, sidomos ne në Shkodër, nuk marrim frymë. Mund të jap edhe një mesazh që të na mbështesin deri në ndeshjen e fundit. Ne do japim gjithçka, emocionin tonë, maksimumin tonë dhe shpresoj që dhe tifozi të dalë i kënaqur nga stadiumi.

Për mua është një vlerësim që presidenti na dha të drejtonim Vllazninë. Është një detyrë për mua si shkodran. Është një përgjegjësi e vështirë, por këto përgjegjësi të vështira unë i kam dal gjithmonë ballë. Me tifozët në krahë, shpresojmë që t’ia dalim me sukses deri në fund të kampionatit”, u shpreh trajneri Miloti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb