Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi ka dhënë një detaj të rëndësishëm mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.

Nëpërmjet një video-mesazhi dediduar maturantëve, ajo thekson se “Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.

Në këtë kuadër, Vrapi nënvizon se “Kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.

Ndër të tjera, Drejtoresha e QSHA shprehet gjithashtu se “kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.

Linku për programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore: Programi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb