Policia e Shtetit njofton se provimi i Maturës Shtetërore ëashtë zhvilluar sot me sukses.

Uniformat blu thonë se kanë siguruar mbarë-vajtjen e procesit, duke siguruar rend e siguri në 486 shkolla në vend.

  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Përfundoi me sukses provimi i dytë i maturës shtetërore, për sa i përket masave të marra nga ana e Policisë, ku u angazhuan 550 punonjës policie për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të Maturës Shtetërore 2020.

Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, sot u zhvillua provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2020 dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së provimit, Policia e Shtetit mori një sërë masash për shoqërimin dhe ruajtjen e bazës materiale, garantimin e rendit dhe sigurisë në shkolla gjatë zhvillimit të provimit, si dhe shoqërimin e bazës materiale me automjete dhe punonjës policie për në QSHA.

Drejtoria e Rendit Publik  monitoroi zbatimin e masave deri në përfundim të procesit.

Edhe një herë Policia e Shtetit i uron maturantëve në të gjithë vendin, suksese në provimet e radhës të Maturës Shtetërore.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: