Edhe maturantët e Fierit janë hedhur sot në protestë në shenjë kundërshtie për testin e Matematikës, i cili u zhvillua dje. Ata pretendojnë se testi ishte me pyetje të vështira që nuk i përmbante programi mësimor.

Gazetari Ervis Kushi raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit u mblodhën para Drejtorisë Arsimore të Fierit, ndërsa u shprehën të indinjuar dhe të shqetësuar pasi teza nuk i përmbahej nivelit të premtuar.

Ata paraqiten disa pika të cilat përfshinin dhe një rishikim te sistemit te pikëve dhe vlerësimit për maturantet. Përtej zhgënjimit shumë të rinj u shprehen se dëshironin një te ardhme dhe te kishin mundësi punësimi në vendin e tyre.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: