Krishtlindjet kanë bërë bashkë qindra qytetarë në Kishën e Shën Gjergjit në Fier. Që në orët e para të mëngjesit ata kanë ndjekur meshën, e mbajtur për lindjen e Jezus Krishtit, birit të perëndisë. Hirësia e tij, Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtareve ka përcjellë urimin për me shumë paqe, mirësi dhe mbarësi në çdo familje.

Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet.  Lindja e Jezus Krishtit birit te perëndisë simbolizon dashurin e zotit për njeriun për te cilën ai erdhi mes nesh. Kjo dashuri kërkohet te mbretëroje kudo ne toke ne  te gjithë njerëzimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: