Partia Demokratike deklaron se inspektori i IKMT-së ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj sot gjatë aksionit në Jalë.

Në një njoftim për mediat, PD thotë se deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj së bashku me deputeten Nada Meçorapaj ishin në Jalë në mbështetje të banorëve të cilët kundërshtojnë shembjen e objekteve nga ana e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

“Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as përplasjet ndërsa një moment, kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, ka kërcënuar deputetin demokrat Agron Shehaj. ‘Mbaje mend këtë fytyrë mirë. Nga Vlora jam unë’, i drejtohet inspektori deputetit”, bën të ditur PD.

Më tej PD deklaron se krahas kërcënimit, inspektori IKMT-së ka shkelur gjithashtu detyrën pasi nuk mund të pengojë deputetin apo t’i kërkojë atij llogari, pasi pengon punën e tij kushtetuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb