Një 27-vjeçare greke, e cila shfaqet në rrjetet sociale për të ofruar shërbime “Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai është mes të arrestuarve për trafik kokaine në Mykonos.

Sipas informacioneve të protothema.gr, e reja jetonte me një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se kishte zhvilluar aktivitet intensiv në ishull, duke shitur të gjitha llojet e drogave, nga kokaina te kanabisi dhe MDMA-ja e njohur si “zonja” e festës, e cila mund të çojë edhe në vdekje nëse përzihet me alkool.

Sipas hetimeve, 27-vjeçarja dyshohet se ka mbajtur paratë e trafikut të drogës, të cilat partneri i saj 28-vjeçar i siguronte.
Bashkë me ta u arrestua edhe një 35-vjeçar nga Izraeli, i cili sapo kishte blerë 1.1 gram kokainë për 200 euro. Çifti u lokalizua në zonën Tagou-Argyraina, ndërkohë që policia ushtroi kontrolle në banesën e tyre. Aty policia gjeti tre pako kanabis me peshë 4.3 gram, tre pako kokainë me peshë bruto 6.6 gram, 5.4 gram të tjera kokainë, si dhe 21740,00 € dhe tre celularë.

Po ashtu në banesën e çiftit u gjet një peshore precize dhe 570 dollarë amerikanë, 420,00 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20,00 franga zvicerane. E reja shfaqet në rrjetet sociale si person që ofron shërbime të Menaxhimit të Mikpritjes në Mykonos dhe Dubai. Tre të arrestuarit do të sillen sot në prokurorinë e Sirosit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: