A do të marrë pjesë Kylian Mbappé në Lojërat Olimpike Paris 2024? Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i intervistuar nga RMC Sport, shprehu mendimin e tij për këtë çështje.

“Shpresoj që Mbappé të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Në çdo rast kam bërë sa më shumë presion të jetë e mundur mbi të ashtuquajturin klubin e tij të ardhshëm. Por është gjithmonë e njëjta gjë, mendon një ndeshje pas tjetrës. Së pari është kampionati europian, shpresoj ta fitojmë atë” – tha Macron.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb