RINAS

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu, me anë të një video në “Facebook” shprehet se kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” mbi 50 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca.

Manastirliu thekson se nga nesër priten edhe 200 mijë doza të tjera, duke shtuar se drita në fund të tunelit duket se është më e qartë se kurrë më parë.

“Bashkë me vaksinat e ardhura dje, janë mbii 400 mijë vaksina që kanë ardhur në Shqipëri. Nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine, do vazhdojmë me vaksinimin intensiv. Do shtrihemi edhe tek punonjësit e transportit publik, duke nisur nga punonjësit e transportit ajror.

Situata paraqitet e kontrolluar dhe duhet të kemi vigjilencë. Drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë më parë. Falë ndihmës së miqve tanë, do ia dalim të jemi në normalitet”, deklaroi Manastirliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb