Materialet zgjedhore kanë mbërritur këtë pasdite në katër KZAZ-të, që do të administrojnë zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Durrësit. Ashtu si në vitet e shkuara, edhe këtë herë do të ndiqet e njëjta procedurë.

Materialet kanë mbërritur nga KQZ-ja në Durrës me procesverbalet përkatëse, ndërsa nesër në mëngjes, në orën 06:00, kutitë e votimit do të dërgohen në 319 qendrat e votimit që hapen në Bashkinë e Durrësit me 251457votues.

Të gjitha qendrat e votimit sot në mbrëmje do të merren në mbrojtje nga ana e Policisë së Rendit, e cila ndodhet në gatishmëri prej ditës së sotme për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt.

Raportohet se pas mbërritjes së materialeve zgjedhore në Durrës nuk ka pasur asnjë problematikë, ndryshe nga rrethet e tjera, të cilat kanë shënuar mjaft incidente dhe përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe policisë.

Merr pjesë apo jo opozita në zgjedhjet e 30 qershorit, Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka organizuar zgjedhjet vendore ashtu si edhe vitet e shkuara. Në Durrës do të funksionojnë katër komisione Zonale të administrimit të zgjedhjeve përkatësisht me numrat 21 te Pallati i Sportit, 22 në Shkollën “Leonik Tomeo”, 23 te Hysen Cela dhe 24 te Shkolla sportive “Bernardina Qeraxhia”.

Durrës

Dy janë kandidatet, të cilat garojnë përballë njëra-tjetrës, nga PS Valbona Sako dhe Nga Bindja Demokratike Valbona Sakollari.

Nr i zgjedhësve   251 457  votues.

9 554 të rinj votojnë për herë të parë për bashkinë Durrës.

319 QV ka bashkia e Durrësit, bashke me ish komunat

Qyteti Durrës ka 219 QV

Ishmi 11 QV

Manza 12 QV

Katundi i ri 17 QV

Sukthi 28 QV

Rrashbulli 32 QV

Shijak:

Në Shijak është ngritur dhe funksionon KZAZ numër 24. Dy kandidatë janë në garë, Elton Arbana nga Partia Socialiste dhe Arben Pohumbi nga Bindja Demokratike.

Shijaku 34 723 votues

QV 54

Krujë

Bashkia Krujë, Kandidat PS, Artur Bushi

KZAZ 20, Krujë,

Kruja 60 610 votues, Q.V 88

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb