Letonia njofton se do të përforcojë ushtrinë ukrainase me automjete shtesë të blinduara zbuluese.

Ministria e Mbrojtjes në Riga bëri ta qartë se vendi mbështet Ukrainën kundër agresionit rus.

“Ne mbështesim luftën e Ukrainës kundër agresionit rus dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds.

Gjithashtu shtoi se dorëzimi i këtyre automjeteve ushtarake nuk dëmton aftësinë operacionale të forcave të armatosura letoneze.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: