Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR zhvilluan një takim me fermerë dhe blegtorë lushnjarë.

Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se gjatë takimit u diskutua për një mori çështjesh me vëmendjen te kostot e prodhimeve bujqësore, kontrollin e cilësisë së imputeve, stinën e mbjelljeve, skemën e mbështetjes kombëtare për bujqësinë dhe blegtorinë.

Gjithashtu Balla i bëri me dije fermerëve Nga Lushnja se deri më 25 Shkurt është hapur thirrja për aplikime në kuadër të IPARD për mbështetje në investime në turizmin rural, zejtari dhe manifakturë.

“Lushnje?Bashkë me Kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR, Qendrës së Transferimit të Teknologjive, Agjencisë së Ekstensionit Bujqësor u takuam me fermerë dhe blektorë lushnjarë ku diskutuam për një mori çështjesh me vëmendjen te kostot e prodhimeve bujqësore, kontrollin e cilësisë së imputeve, stinën e mbjelljeve, skemën e mbështetjes kombëtare për bujqësinë dhe blektorinë etj.
Deri më 25 Shkurt është hapur thirrja për aplikime në kuadër të IPARD II për mbështetje në investime në turizmin rural, zejtari dhe manifakturë”, shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb