Kryeministri Edi Rama ka thënë se mbështetja për Listat e Hapura tregon që ai nuk ka prioritet komoditetin e tij por ajo që PS të reflektojë interesat dhe ambiciet e shoqërisë.

Rama shton se dëshira e shoqërisë për Listat e Hapura është më e madhe se pakica apo shumica qeverisëse prandaj PS vendos ta mbështesë këtë.

Më tej ai shton se ambicia e tij nuk ishte sistemi por depolitizimi i administratës zgjedhore dhe për atë bëri lëshimin e madh dhe të paimagjinueshëm pasi PD vijonte ta kundërshtonte.

 

”Pra, kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin apo deputeten. Është një vendim i cili reflekton bindjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse. Siç e tha Taulanti, përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe por edhe për mua personalisht.

Dua t’u jap të gjithëve me faktin se me hapjen e listave, që asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por prioriteti është që PS të reflektojë shoqërinë dhe të reflektojë interesat dhe ambiciet e shoqërisë.

E di shumë mirë që ka një sekëlldi, dhe përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes, por fakti është që marrëveshjen e 5 qershorit e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur dhe mbi veten. Sepse ambicia jonë që përkon me depolitizimin e administratës zgjedhore. Një rekomandim kyç i OSBE. Nuk ka ndodhur. Pse? Sepse e kundërshtonte deri në fund PD.

Dhe grupi që përfaqëson, dhe përderisa vendosmëria jonë ishte t’i jepnim një mundësi reale opozitës jashtëparlamentare në proces, vendosëm të bëjmë një lëshim, që është lëshimi më i madh i imagjinueshëm për një forcë të madhe politike.

Ne me opozitën parlamentare kemi pasur një qëndrim shumë të qartë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb