“Mbështetje ushtarake për Ukrainën”, presidentin polak në Kiev, takohet me presidentin Zelensky

Presidenti polak Andrzej Duda, ndodhet në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev. Ai ka bërë më dije si vizita e tij ka në fokus mbështetjen e mëtejshme ushtarake dhe furnizimet për Ukrainën.

Ndërkohë Shefi i zyrës së Dudës, Pawel Szrot, tha se vizita u bë me kërkesë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Vizita e tij përfshin një takim me presidentin, bisedime për mbështetjen e Ukrainës në kuptimin ushtarak, në kuptimin e furnizimit me pajisje që i nevojiten vendit për të mbrojtur kundër agresionit rus, si dhe mbështetje ekonomike, humanitare dhe politike”, u tha Szrot gazetarëve në Varshavë. .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb