ZVICER– Mbi 2 mijë shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe trojet etnike vuajnë në burgjet e Zvicrës. Përfshirja e tyre, kryesisht e kosovarëve, në krime të ndryshme në Zvicër është shqetësuese. Pothuajse çdo ditë arrestohen shqiptarë për shitje droge dhe për vjedhje.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar dhe trajtuar mbi 3 mijë shqiptarë nga Kosova për krime të ndryshme. Përkundër rënies së krimit të organizuar, numri i vjedhësve vijon të paraqitet në shifra shqetësuese, sidomos në kantonin e Gjenevës”, ka deklaruar shefja e Policisë së Gjenevës, Monica Bonfanti, shkruan Presheva jone.

Nga sot (1 tetor 2016) Zvicra do dëbojë të gjithë të huajt që janë ngarkuar me shkelje të rënda ligjore, si vrasje, tentim vrasjesh, dhunime, grabitje dhe për procedime të tjera kur janë dënuar me mbi një vit heqje lirie. Sipas ligjit, ata duhet të dëbohen së paku pesë vjet dhe më së shumti 15 vjet. Në rast se shkeljet përsëriten atëherë ata do dëbohet për 20 vitet e ardhshme.

“Në mesin e të arrestuarve dhe në burgjet e Gjenevës janë kryesisht persona të akuzuar për vjedhje, të ardhur sidomos nga vendet e Ballkanit, si nga Serbia, Kosova, Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, ka edhe nga Afrika dhe vendet tjera sllave si Rusia, Gjeorgjia etj”, ka vijuar Monica Bonfanti.

Shqiptarët kryesisht arrestohen për shitje të drogës, ndërsa kosovarët për krime të tjera, kryesisht vjedhje banesash dhe ambientesh të tjera publike.

“Vetëm në burgun e Gjenevës, në mesin e 500 të burgosurve, rreth 120 janë shqiptarë, ka deklaruar z.Constantin Franziskakis drejtor i burgut “Champ-Dollon”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb