Në Afrikë më shumë se 85% e qytetarëve nuk kanë marrë ende një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Shefi i OBSH Tedros Adhanom, ka njoftuar se për të parandaluar përhapjen e virusit duhet t’i jepet fund këtij hendeku.

‘Ne nuk mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë nëse nuk mbyllim këtë hendek me të pavaksinuarit’, ka thënë ai.

Më tej ka theksuar se me vaksinat është bërë një punë e mirë, ndonëse pranoi se ende ka shumë për të bërë, pasi duhet të arrihet objektivi me 70 % të vaksinimit të popullsisë deri në mes të këtij vitit.

Sakaq rreth 90 vende ende nuk  kanë arritur objektin prej 40 % dhe 36 prej tyre kanë vaksinuar më pak se 10 % të popullsisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: