Mbi 50 senatorë amerikanë nënshkruan një letër ku i bëjnë thirrje Presidentit Biden dhe Shtëpisë së Bardhë t’i bëjnë presion qeverisë turke pasi ka shkelur të drejtat e njeriut.

Letra dypalëshe e udhëhequr nga senatori i Partisë Demokratike Oregon Ron Wyden dhe senatori i Partisë Republikane në Florida, Marco Rubio u shprehën se ‘politika e jashtme e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është rritur dhe është bërë më luftarake’.

Kongresi Amerikan, si në Shtëpinë e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, kaloi një sërë sanksionesh kundër Erdoganit gjatë seancës së kaluar, megjithatë, këto paketa sanksionesh u ndaluan nga ish-Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell, një aleat i ngushtë i ish-Presidentit Donald Trump.

Ligjvënësit demokratë dhe republikanë në  projektligje të ndryshme  votuan me shumicë dërrmuese për të vendosur sanksione ushtarake dhe financiare kundër Turqisë dhe Erdoganit pas operacionit ushtarak të vendit kundër forcave kurde aleate të SH.B.A.-së në verilindje të Sirisë në tetor të 2019.

Kongresi i mëparshëm përgjatë dy viteve të fundit të administratës Trump kaloi gjithashtu njohjen e rezolutave të Gjenocidit Armen në të dy dhomat, për herë të parë në histori.

Letra në të cilën thuhet se mbi gjysma e 100 senatorëve amerikanë e kanë nxitur Biden, bën thirrje për nevojën “për t’i theksuar Presidentit Erdogan dhe administratës së tij se ata duhet të përfundojnë menjëherë shtypjen e tyre të disidencës brenda dhe jashtë vendit, dhe të lirojnë të burgosurit politikë.

Letra gjithashtu vuri në dukje se si qeveria e Erdoğanit përpiqet të ekstradojë shtetasit turq nga jashtë që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit të vitit 2016 dhe në disa raste përdor njoftimet e Interpolit për të bërë presion mbi kritikët.

Gjithashtu, letra i referohej raportit të Freedom House në të cilin Turqia vlerësohej si “Jo e Lirë” në Raportin e saj të Lirisë në Botë gjatë vitit 2020.

Qeveria e Presidentit turk Erdogan vazhdon ende që të arrestojë gazetarët më kritikë dhe shkrimtarët disidentë, ndërsa kolumnistët e opozitës janë sulmuar vitet e fundit. Shumë nga të dyshuarit për sulme të tilla janë liruar menjëherë nga gjykatat.

 

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb