Sot në Elbasan, policia zhvilloi një operacion të titulluar “Krasta 2021”, duke arrestuar Ardian Çapjan dhe shpallur në kërkim 40-vjeçarin Florenc Çapja.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “News 24” e “Balkanweb” se i prangosuri Ardian Çapja konsiderohet një bos krimi në Elbasan.

Mbi hotelin e Ardian Çapjas më herët është kryer një masakër, ku janë vrarë të afërm të tij, ndërsa rivalët e Ardian Çapjas në Elbasan kanë qenë të shumtë. Mësohet se ka qenë dëshmia e dhënë nga ana e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, që ka zbardhur një krim të dyfishtë të ndodhur në Kërrabë më 2012.

Ardian Çapja dhe Florenc Çapja janë persona, të përmendur si bosë të krimit të organizuar. Në banesën e Ardian Çapjës sot u gjet një kallashnikov.

Policia dyshonte se Ardian Çapja kishte armë të shumta, por kanë gjetur vetëm një armë. Ardian Çapja konsiderohej bos krimi. Ai ka pasur edhe të humbur në familjen e tij. Mbi hotelin e tij kishte të vdekur dhe të plagosur gjatë një atentati të zhvilluar më parë.

Ardian Çapja është person që njihet edhe bos krimi, por edhe vetë ka pësuar nga bandat e tjera në Elbasan. Prokuroria dhe policia e kanë pasur të vështirë që të gjejnë prova, sepse dëshmitarët nuk flisnin për Ardian Çapjan dhe aktivitetin e tij, por sa duket më në fund ka pasur një dëshmi të plotë kundër tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb